.
Published On: Fri, Jun 17th, 2016

Rriten ritmet e punes ne bujqësi

Share This
Tags

Këto ditë janë shtuar angazhimet e prodhuesve bujqësorë si në prodhimin e perimeve ashtu edhe të pemëve të hershme. Vjelja e dredhës së mbjellur në rreth 6 hektarë në komunën e Gjakovës është në përfundim e sipër ndërkohë që perimtarët që i kanë të mbjellë domatet, specat, sallatat, trangujt e perime tjera në sera ka kohë që kanë nxjerrë në treg sasitë e perimeve të freskëta. Ndërkohë perimet e mbjella në ambiente të hapura janë në gjendje të mirë dhe pritet një rendiment i lartë i tyre. Në zonat malore kodrinore këtyre ditëve është aktuale vjelja e boronicës. Në sheshin ‘Nëna Terezë’ po mbahen ‘Ditët e Boronicës’ ku po ekspozojnë prodhimet e tyre kultivues të boronicës nga komuna të ndryshme të Kosovës. Në hapjen e këtij aktiviteti, u th se , “Boronica e Kosovës krahasuar me shumicën e vendeve të rajonit, por edhe më gjerë ka përparësi edhe në kuptimin e cilësisë së saj. Në këtë vit, në Kosovë janë rreth 20 hektarë në prodhimtari aktive. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se sivjet ka ndarë diku 4 milionë euro për sektorin e pemëve manore ku hynë edhe boronica që në Kosovë është e kualitetit të lartë dhe shumë e shijshme. Sigurisht se këto kushte do të joshin edhe prodhuesit bujqësor të Gjakovës ti përkushtohen më tepër boronicës.