Rritet numri i pacienteve me simptoma te semundjeve sezonale
Edhepse tashme jemi në stinën e pranverës, koha kur rëndom tejkalohën problemet shëndetësore prezente gjatë stinë së dimërit, në komunën e Gjakovës, është shtuar dukshëm numri i qytetarëve të cilët kanë simptome të sëmurjeve sezonale. Numri shumë i madh i pacientëve është prezentë edhe në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë por edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku vetëm gjatë muajit shkurt janë trajtuar rreth 600 pacientë me simptome të tilla. Në anën tjetër numri i rasteve sa vjenë e shtohët. Një gjë të tillë e ka pohuar për Radio Gjakovën, Dr. Ardiana Spahiu-Shtaloja, specialiste e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Orize, e cila ka thenë se karakteristikë e kësaj sëmurje është e dhëna se, këte here ajo po zgjatë më shumë se rëndom, ndërkohë që numri i rasteve kur sëmurja përsëritet tek i njejti pacientë është shumë i madh. Duke folur për rendësinë e trajtimit mjekësor, ajo ka thenë se kujdes i posaqëm duhët kushtuar përdorimit të antibiotikëve të ndryshëm, të cilët asesi nuk duhët përdorur pa konsultimin përkatësisht miratamin paraprak të mjekut specialist.
Numri i madh i pacientëve dhe kohëzgjatja e shërimit flet se qytetarët nuk duhët asesi të neglizhojnë prezencën e kësaj sëmurje, ndërkohë që fakti se ajo përhapet përmes rrugëve ajrore, kërkon kujdes të shtuar.










