.
Published On: Sat, Sep 9th, 2017

Rruga transite, shiritat bëjnë efekt, vitin e ardhshëm vendosen semaforë

Share This
Tags

Kanë kaluar një muaj që kur Komuna vendosi të ndërhyjë në rrugën transite, duke vendosur shirita vibrues pranë dy kryqëzimeve më problematike.

Megjithëse pati ankesa nga drejtues mjetesh, këto po tregohen mjaft efikase pasi ka rënë ndjeshëm numri i aksidenteve në këtë rrugë.

Në Komunën e Gjakovës i hedhin poshtë pretendimet se shiritat vibrues dëmtojnë makinat, duke thënë se për ta më e rëndësishme është siguria dhe se të njëjtat janë të aprovuara ndërkombëtarisht dhe me standarde mbi ngadalësimin e shpejtësisë, të cilat nëse i respektojnë nuk dëmtojnë automjetet.

Pavarësisht efikasitet të tyre, Policia në Gjakovë po insiston që aty te vendosen semaforë, për çka kanë rënë dakord me Komunën.

Këta të fundit njoftuan se për vitin 2018 është përcaktuar në buxhet vlera për semaforë./radiogjakova/