.
Published On: Sat, Jul 26th, 2014

Saranda fton artizanatet në Panairin Kombëtar

Share This
Tags
plaketa-saranda
 
Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit në Sarandë,  me 14, 15 dhe 16  Gusht 2014, organizon Panairin e Tretë Kombëtar të Suvenireve Turistike me qasje mjedisore  “Panair Saranda-2014”.
 
Eventi “Panair Saranda-2014”, i organizuar nga AJMMI për herë të tretë në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës, synon promovimin turistik të resurseve të traditës së artizaneve shqiptare në fushën e punimeve të dorës me realizime të artikujve në lloje të ndryshme materiali si: punime në qëndisje, në material leshi, druri, metali, guri, lekure, etj.
 
Agjencia AJMMI fton të marrin pjesë në këtë event subjekte që prodhojnë dhe tregtojnë suvenire të dorës nga të gjitha trevat shqiptare si dhe nga trojet etnike jashtë vendit në Kosovë, Maqedoni, etj.
 
Subjektet pjesëmarrëse duhet të konfirmojnë pranine e tyre në “Panair, Saranda-2014” deri ne datë: 30 korrik 2014 për qëllime organizimi dhe prenotimi të pavioneve.
Për kontakt dhe më shumë informata në tel mob: +355 69 22 35 026 ose në e-mail: agency_ajmmi@yahoo.com