.
Published On: Sat, Sep 9th, 2017

Së shpejti komedia më e re “Gazuzi & Cima në Antalia”

Share This
Tags

Humoristi Sevdai Radogoshi po vazhdon me realizimin e projekteve të reja dedikuar adhuruesve të humorit.

Ai është në përgatitje të një projekti të ri humoristik ku aktualisht në Turqi  po bënë xhirimet e skenave të fundit.

Në këtë projekt merr pjesë edhe humoristi tjetër kosovar, Rasim Thaçi-Cima.

Sipas Radogoshit, e gjithë ngjarja zhvillohet në Turqi ku Gazuzi dhe i biri, Zemernija, planifikojnë të kalojnë pushimet. Rastësisht takohen me një të njohur si Cima dhe pa dëshirën e këtij të fundit, Zemernija kërkon me patjetër t’i kalojnë pushimet bashkë.

Premiera e këtij projekti pritet të shfaqet në fund të muajit tetor ose në fillim të nëntorit./radiogjakova/