Së shpejti komuna e Gjakoves me kamera
Pas shumë projekteve e premtimeve, komuna përfundimisht është duke u përgatitur për vendosjen e kamerave nëpër pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave të Gjakovës.
Sipas zyrtarëve komunal, nga Organizata Ndërkombëtare IFK tashmë është siguruar rreth 20 përqind e shumës së këtij projekti, shumë e cila do të plotësohet edhe nga buxheti komunal dhe donator tjerë vendor e të huaj.
Siç bëjnë të ditur në komunë, me shumën e siguruar do të fillojë inicimi i pilot projektit të kamerave, konkretisht vendosja e tyre në disa pika strategjike në qytetet.
Mësohet se kamerat e para do të vendosen brenda pak ditësh, ndërsa vendosja e kamerave tjera do të vazhdojë suksesivisht edhe gjatë muajve të ardhshëm, për të përfunduar në fund të vitit 2016.
E ky projekt është mirpëritur edhe nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë, të cilët kanë thënë se me vendosjen e kamerave, puna e tyre do të bëhet më e lehtë ndërsa krimi do të ketë përmasa dukshëm më të vogla.










