.
Published On: Mon, Jul 17th, 2017

Së shpejti nis ndërtimi i QMF-së së re

Share This
Tags

Gjatë këtij muaji pritet të nisë ndërtimi i objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Drejtori për Shëndetësi, Basri Komoni, tha se janë zhvilluar procedurat tenderuese dhe është përzgjedhur kompania që do kryejë punimet, ndërkohë që vetëm po priten afat ligjore për ankesat e mundshme.

Ky objekt do të ndërtohet me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë e cila do të paguaj pjesën më të madhe të mjeteve, si dhe komuna e Gjakovës.

Ndërtimi i këtij objekti icili ka një kosto prej rreth 1 milion euro, do të ndërtohet në afërsi të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi”.

Ministria e Shëndetësisë për këtë vit, përkatësisht për fazën e parë për ndërtimin e këtij objekti ka ndarë 200 mijë euro./radiogjakova/