.
Published On: Tue, Aug 25th, 2015

Së shpejti qendra e qytetit me rreth-rrotullim

Share This
Tags

qendra-parku-Në kuadër të zgjerimit të hyrje daljeve të qytetit dhe në kaudër të projektimit të unazës së jashtme dhe të brendshme të Gjakovës, sivjet pritet të fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në drejtim të Pejës, përkatësisht segmentin prej qendrës së qytetit deri tek Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, apo ish–fabrika “Emin Duraku”.

Punimet për zgjerimin e kësaj rruge bashkë edhe me ndërtimin e rreth-rrotullimit në qendër të qytetit, pritet të nisin muajin e ardhshëm përkatësisht në shtator. Nisjen e punimeve e ka konfirmuar edhe Ali tafarshiku, këshilltar i kryetares së Gjakovës

Ndryshe, përveç këtij projekti që është në fazen fillestare, Tafarshiku ka bërë të ditur se eksperët e komunës tashmë i kanë hartuar projektet për zgjerimit e të gjitha hyrje–daljeve të qytetit dhe ndërtimin e unazës së brendshme dhe asaj të jashtme, projekte për të cilat tashmë ka mbetur vetëm sigurimi i donatorëve.