.
Published On: Tue, Jan 16th, 2018

Së shpejti rinisin punimet në rrugën “P. N. Luarasi”, kusht për Ngrohtoren e re

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës ka bërë të gjitha përgatitjet që i takojnë asaj sipas marrëveshjes për projektin e Ngrohtores në mënyrë që punët të vazhdojnë sa më shpejtë.

Komisioni Europian, që në këtë rast është donatori kryesor i projektit, ka kërkuar që të përmbyllet ndërtimi i rrugës “Petro Nini Luarasi”.

Deri në përfundim të këtij projekti kanë mbetur edhe rreth 400 metra rrugë, për të cilën Komuna tashmë ka përzgjedhur edhe operatorin ekonomik që do të kryejë punët.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, ka thënë se faza e parë e kësaj rruge ka përfunduar së bashku me urën ku do të kalojë gypi kryesor që lidhet me rrjetin e shpërndarjes që aktualisht shfrytëzohet nga Ngrohtorja e vjetër.

Punimet për përfundimin e rrugës pritet të mbyllen deri në muajin maj.

Me këtë rast do të përfundonte edhe obligimi i Komunës në marrëveshjen me Komisionin Europian, duke i hapur rrugë punëve të tjera për të cilat përgjegjëse dhe financimin e së cilave e kryen ky institucion europian./radiogjakova/