.
Published On: Tue, Jul 4th, 2017

Së shpejti, shtylla anti-parking në Gjakovë

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës së shpejti do të vendosë shtylla anti-parking në disa prej rrugëve dhe shesheve kryesore të qytetit.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Kaltrina Biblekaj, njoftoi se pengesat fizike janë një domosdoshmëri pasi për një gjë të tillë ka edhe kërkesa nga qytetarët.

Shtyllat anti-parking do të ndihmojnë që të mos bllokohet qarkullimi rrugor në një periudhë të vitit kur rrugët e komunës së Gjakovës ngarkohen për shkak të ardhjes së bashkëatdhetarëve nga diaspora.

Drejtoria e Shërbimeve Publike është në fazën e evidentimit të të gjitha pikave kritike në sigurinë rrugore ku do të vendosen këto pengesa.

Po ashtu, Biblekaj paralajmëroi një bashkëpunim të ngushtë me policinë në mënyrë që rrugët të mos bllokohen nga drejtues mjetesh të papërgjegjshëm të cilët ndalojnë ose parkojnë në vende të papëershtatshme duke rrezikuar edhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion./radiogjakova/