Së shpejti zgjedhen udhëheqësit e Muzeut, Sektorit të kulturës dhe Teatrit
Deri në fund të javës së ardhshme do të dihet se kush do të udhëheq me tre sektor të rëndësishëm të kulturës në komunën e Gjakovës, si: muzen e qytetit, sektorin e kulturës dhe Teatrin e qytetit. Komuna e Gjakovës kohë më parë ka shpallur një konkurs për tri këto pozita, i cili është mbyllur javën e kaluar, ndërsa një komision i formuar nga komuna në këtë rast, do të vendos për ata që do të mbajnë këto pozita.
Arbër Gola udhëheqës i zyrës për personelit në Kuvendi ne Komunës së Gjakovës, thotë se në të tri pozita ka pasur numër të mjaftueshëm të aplikacioneve, por edhe të atyre që kanë plotësuar kushtet për të hyrë në listën e ngushtë për këto pozita.
Për ndryshim nga herët e kaluara, kur ka pasur ankesa nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shkelje të rregulloreve të zgjedhjeve, për çka janë anuluar zgjedhja e disa pozitave udhëheqëse, Gola tha se para se të nisin intervistat për këta aplikant, më parë do të dërgoj dokumentacionin në Këshillim e Pavarur
Mbikëqyrës për verifikim, për të vazhduar më pas me intervistat. Sipas Golës i gjithë ky proces pritet të përfundoj deri në fund të javës së ardhshme.