.
Published On: Thu, Sep 10th, 2015

Sevdai Radogoshi kthehet nga Hollivudi me gjashtë çmime

Share This
Tags

Sevdai Radogoshi 1Aktori i humorit kosovar, Sevdai Radogoshi është kthyer nga Hollivudi me gjashtë çmime për filmin e metrazhit të shkurtër “Ballkoni” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj.

Ai si përfaqësues i vetëm i këtij filmi, ka marr pjesë në festivalin “Cinerockom” në Beverly Hills në të cilën një nga çmimet i ka takuar Sevdaiut, ai me titull “Diamond Award” për aktrim në këtë film.

Ndërkohë që me dy çmime është nderuar regjisorja Zeqiraj, si dhe aktorët Arben Bajraktari, Edona Reshitaj dhe Gjin Kastrati. Aktori Sevdai Radogoshi me të arritur në aeroportin e Prishtinës përpara mediave duke qeshur ka treguar për ngatërresën e çmimeve, duke u raportuar here tre e herë gjashtë çmime.

Ai ka thënë se duke mos e ditur gjuhën angleze nuk e ka kuptuar mirë për sa çmime po bëhet fjalë. Dhe, po sipas tij, tek të nesërmen, drejtori i festivalit ia ka dërguar edhe tre çmimet e tjera, në mesin e të cilave edhe çmimin “Diamond Award”, që i ka takuar pikërisht Sevdai Radogoshit.

Mirëpo, jo vetëm çmimet e kanë fascionuar Radogoshin, pasi që, sipas tij pritja e filmit nga audienca amerikane është një çmim në vete. “Kur është prezantuar filmi “Ballkoni” kam pasur shumë emocione dhe në momentet kur i dëgjoja njerëzit duke qeshur e kam vërejtur që është duke ju pëlqyer filmi”, ka thënë Radogoshi.

Aktorët e filmit “Ballkoni” kanë qenë për herë të parë të nominuar në një festival dhe të katërtit kanë marrë nga një çmim. Kjo është e veçanta e këtyre çmimeve sepse filmi ka udhëtuar në mbi 130 festivale në çdo kontinent të botës dhe ka marrë mbi 30 çmime.

Sevdaiu, për radion tonë është shprehur se në festival ka përcjellë mbi 15 filma të ndryshëm të realizuar bukur me kosto shumë të lartë të mbështetjes financiare.

Por, ishte kënaqësi e veçantë kur pas shfaqjes së filimit “Ballkoni” u prit shumë mirë nga publiku dhe vinin dhe të uronin regjisorë, aktorë dhe njerëz të artit për çmimet e fituara, ka thënë pos tjerash Radogoshi.