.
Published On: Thu, Apr 10th, 2014

“Sfidë për demokracinë” e Dibranit, promovohet në Gjakovë

Share This
Tags

dibrani-libriGjakovë- Me organizim të shtëpisë botuese “Faik Konica” të Prishtinës, nesër (e premte) në Gjakovë bëhet promovimi i dy vëllimeve të monografisë “Sfidë për demokracinë” të autorit Shefqet Dibrani.

Në këto dy libra të tij, autori Shefqet Dibrani me përkushtim ka pasqyruar punën dhe veprimtarinë politike të degës së LDK-së në Zvicër, me theks të veçantë në periudhën e viteve 1993-1997 si dhe rolin e mërgatës në të gjitha proceset politike nëpër të cilat kaloi Kosova.

Në aktin e promovimit, për brendinë e këtyre dy veprave prite të flasin  botuesi Nazmi Rrahmani, pastaj Haxhi Kamberi, Hajdar Sadrija dhe autori i librit. Promovimi bëhet nesër në orën 12 në lokalet e bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë./radiogjakova/