Shkarkimi i Jabllanoviqit kërkohet edhe para Shtëpisë së Bardhë (FOTO)
Në pamundësi për të qenë prezent këtë të shtunë në Gjakovë, disa profesionist shqiptarë u mblodhen para Shtëpisë së Bardhë për të përkrahur në mënyre simbolike protestën mbarëpopullore që do mbahet atje për të kërkuar shkarkimin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq nga qeveria e Kosovës.
“Të gjithë ishin të pajtimit se deklaratat e z.Jabllanoviq ishin fyese dhe kundërthënëse, posaçërisht për një përfaqësues të lartë të Republikë së Kosovës”, u shpreh për Radio Gjakovën njëri nga protestuesit, Alban Pruthi.
Mohimi i masakrave dhe i së kaluares së brishtë të Kosovës nga Ministri Jabllanoviq dhe mungesa e veprimit të duhur nga qeveria e Kosovës, solli indinjatë të thellë mes këtyre profesionistëve të cilët u solidarizuan për të mbështetur thirrjet për shkarkimin e këtij ministri./radiogjakova/