.
Published On: Thu, Jul 31st, 2014

Shkelje në menaxhimin e parasë publike e tjera – performancë e dobët në tri ndërmarrjet publike

Share This
Tags
Asamble Komunale 2014
 
Pas mbledhjes, së mërkurës, të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, kreu komunal ka organizuar një konferencë për gazetarë në të cilën është bërë fjalë për të gjeturat në komunë, përkatësisht në tri ndërmarrjet publike në Gjakovë, të prezantuara në këtë mbledhje.
 
Me këtë rast, kryesuesi i Asamblesë Komunale, Luan Gola, ka thënë se Auditimi ka treguar një situatë tejet të rënduar në komunën Gjakovës, me shkelje sistematike në menaxhimin e parasë publike, dhe shkelje tjera që kishin të bënin me punësime, me mungesë të regjistrimit dhe evidentimit të pronës komunale, shkelje në procesin e tenderimit e të tjera.
 
Në anën tjetër, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila para gazetarëve Kryetarja Kusari-Lila, ka numëruar edhe shkeljet tjera të prezantuara në raportin e komisioneve që janë evidentuar në Ndërmarrjen Komunale Publike “Çabrati” për vitin 2013, në Ndërmarrjen Publike Komunale “Ngrohtorja e Qytetit” për vitin 2013 si dhe në auditimin për punën katërvjeçare,  në Ndërmarrjen Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve”.  Lidhur me këtë ajo ka potencuar se menjëherë do të veproi  Komisioni për Aksione që do të nis me procedurat për shpallje të konkursit për krijimin e bordeve të reja.
 
Për shkak të performancës së dobët, humbjeve të vazhdueshme dhe keqpërdorimit, Asambleja Komunale në Gjakovë, në mbledhjen e të mërkurës, votoi  fillimin e procedurës për shkarkimin e Bordit të Ngrohtores së Qytetit, pastaj Ndërmarrjes Komunale “Çabrati” dhe Ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve”. Duke u nisur nga shkeljet të cilat nga kuvendarët janë cilësuar  të rënda, nga kryetarja e Komunës Mimoza Kusari Lila, është propozuar dhe kërkuar që të shkarkohen Bordet e Drejtorëve dhe Komisioni për Aksione të filloj me procedurat për shpallje të konkursit për krijimin e bordeve të reja. Kryetarja Mimoza Kusari – Lila me këte rast ka  thënë se kjo gjendje duhet të tejkalohet  duke zbatuar rekomandimet e dala nga raporti i Auditorit deri tek ndërrimi i mendësisë për menaxhim.