“Shkëlzen Doli – Albanian Soul”, nis shitja e biletave në Gjakovë
Në Tiranë po vijojnë përgatitjet për evinimentin e madh artistik “Shkëlzen Doli – Albanian Soul” që do të mbahet më 23 shtator në kryeqytetin shqiptar.
Për herë të parë sheshi “Skënderbej” do të jetë arena me e madhe muzikore për të gjithë artdashësit e muzikës shqiptare autoktone dhe klasike. Ideator dhe udhëheqës artistik i këtij eventi është vet Shkëlzen Doli.
Paralelisht me përgatitjet tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat. Të interesuarit nga Gjakova, nga dita e premtja, biletat mund t’i gjejnë në sportelin e agjencisë “Union Net – Western Union” në qendër, ndërsa mund t’i rezervojnë edhe online./radiogjakova/