.
Published On: Wed, Jun 22nd, 2016

Shkëlzen Doli në koncertin e Vatikanit me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë

Share This
Tags

Në koncertin madhështorë që do të mbahet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Tereze  do të marr pjesë edhe violinisti i shquar gjakovar, Shkelzen Doli. Këtij koncerti i janë përgjigjur shumë artistë të famshëm shqiptarë, emrat e të cilëve do të bëhen publik së shpejti. Ndërkaq dirigjenti  shqiptar Bujar Llapaj ka arritur tashmë në Prishtinë dhe ka filluar parapërgatitjet  me orkestrën dhe Korin e Filarmonisë së Kosovës” ku do të jenë edhe instrumentistë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Diaspora.