.
Published On: Wed, Apr 19th, 2017

Shkolla “Luigj Gurakuqi” me objekt të ri

Share This
Tags

Nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” në Korenicë së shpejti do të zhvillojnë mësimin në ambiente të reja. Objekti i shkollës do të financohet nga Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë.

Shkolla e re do të ketë 6 klasa mësimi me standarde të larta si dhe hapësira për parashkollor.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë vizitës që u bëri nxënësve dhe mësimdhënësve u ka thënë atyre se këtë lajm që e keni pritur për 18 vite, po vjen mes ngjarjeve të shënuara për ju, në përmbyllje të festës së Pashkëve dhe në prag të përvjetorit të 27 Prillit.

Shkolla e re ka një domethënie të veçantë dhe ndërtimi i ri është sinonim që fëmijët dhe gjeneratat e reja kanë një të ardhme për një jetë të sigurt.

Drejtori i shkollës, Ramiz Alija, pasi ka falenderuar drejtuesit komunal dhe insitucionet vendore për këtë investim, është shprehur i emocionuar dhe shumë i gëzuar për faktin se në këtë vatër arsimore ndjekin mëismet jo vetëm banorët e Korenicës por edhe të 6 fshatrave përreth.

Në këtë ceremoni foli edhe kryetari i këshillit të prindërve, Nikë Prela, i cili ka shtuar se në afërsi të përvjetorit të 18 të masakrës së madhe të 27 Prillit, ne po i gëzohemi këtij lajmi të mrekullueshëm për objektin e ri shkollor.