.
Published On: Tue, Jun 7th, 2016

Shkolla “Mazllom Këpuska shenon rezultatet me te mira ne testin e arritshmerise

Share This
Tags

Drejtoria komunale e Arsimit në Gjakovë ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë në të gjitha shkollat fillore të komunës. Nga qendrat shkollore të cilat gjëndën në brëndi të qytetit në Gjakovë, rezultatin më të mire e ka arritur Shkolla Fillore “Mazllom Këpuska” e cila në total ka patur shkallën e arritshmërisë në nivel mbi 80 përqind, ndërkohë që Shkolla Fillore “Fehmi Agani” ka patur një rrezulltat mbi 79.6 përqind. Në anën tjetër në pjesën rurale të komunës, rrezulltatin më të mire e ka shënuar Shkolla Fillore “Rilindja”, afro 84 përqind, e pasuar nga Shkolla Fillore “Durak Ahmeti” e cila ka aritur rrezulltatin afro 82 përqind. Marrë në tërësi, në nivel të të gjitha shkollave të komunës, në 9 lëndë të ndryshme mësimore, Testi i Arritshmërisë ka qenë mbi 66. 6 përqind.