Shoshi shprehet i pakënaqur me ate që është bërë me objektet e trashëgëmisë kulturore në Gjakovë
Trashigimia kulturore dhe historike është nder segmentet kryesore të ruajtjës së identitetit kombëtarë dhe investimet në këte drejtim janë shumë të rëndishme sidomos në shtetet e dalura nga lufta, siq është Kosova, ku cak i rrënimit dhe djegëjes kanë qenë pikërisht këto objekte. Në qytetin e Gjakovës është djegur në tërësi objekti më i rendësishëm i trashigimisë Qarrshija e Vjetër, pastaj Xhamia e Hadumit, biblioteka e saj e shume objekte të tjera. Lidhur me këte, Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i organizatës Trashigimia Kulturore Pa Kufijë-Kosova, për Radio Gjakovën është shprehur i pakënaqur me ate që është bërë në periudhën e pasluftës në komunën e Gjakovës. “Ende nuk jemi në një situate që të krijon kënaqësi për ate që është bërë në drejtim trashëgëmisë kulturore. Por, prap se prap diqka është ruajtur, disa prej shtëpive karakteristike të qytetarëvë, pastaj janë ruajtur urat në hyrje të Gjakovës, karakteristikë kjo e veqantë në gjithë Kosovën. Edhe mbi të gjitha është ruajtur trashëgëmia shpirtërore, që janë këngët e vjetra të Gjakovës”, ka potencuar Shoshi.
Drejtori i Organizatës CHwB-Kosova, Shoshi, ka thenë se para rifillimit të investimeve në fushën e trashigimisë, që kur kjo organizatë suedeze është kthyer në kosovare, Trashigime Kulturore Pa Kufijë do të monitoroi punën e Ministrisë së Kulturës për të parë kriteret e dhe mënyrën e investimeve të kësaj drejtorie në objektet e trashigimisë. “Janë rreth 75 deri në 80 objekte të rendësishme të trashigimisë kulturore dhe historike në Gjakovë, ka përfunduar hulumtimi i ekspertëve të organizatës Trashigimia Kulturore Pa Kufi-Kosova, në bazë të të cilit hulumtim do të përcaktohët vendodhja, gjëndja fizike e objekteve përkatësisht a është në rrezik për tu rrënuar e të tjera” ka theksuar Shoshi. Ai ka shtuar se rezultatet finale të këtij hulumtimi do të publikohën në muajin tetor. Ndryshe gjatë kohës kur kjo organizatë e kishte selinë në Suedi, në objektet e trashigimisë kulturore dhe historike në Kosovë janë investuar rreth 5 milion euro, prej të cilave në Gjakovë mbi 300 mijë euro. Sipas Shoshit, edhe gjatë 4 viteve të ardhëshme, edhepse tashmë organizatë kosovare, ajo do të ketë qasje në fonde të shtetit suedezë.