.
Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Shpërndahen fidane të arrës dhe lajthisë

Share This
Tags

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka ndarë fidane për dhjetë fermerë të komunës së Gjakovës.

Bëhet fjalë për fidane të arrës dhe lajthisë, ndërsa me këtë subvencionim  të komunës së Gjakovës për këtë sektor, synohet të rriten siperfaqet e mbjellura me këto dy kultura, nga 1.5 hektarë me arrë dhe 1.5 hektarë me lajthi.

Për këtë qëllim, Drejtoria e Bujqësisë ka ndarë një shumë prej rreth 9 mijë euro, ndërsa në këtë subvencionim, do të kontribuojë me 80%  të shumës, ndërsa pjesa tjetër prej 20% siguruar nga fermerët përfitues./radiogjakova/