.
Published On: Fri, Dec 20th, 2013

Shtatë fëmijë të verbër nuk vijojnë mësimet

Share This
Tags

nxenes-m.b.Gjakovë- Edhe pse viti shkollor 2013/2014 ka nisur muaj më parë, nxënësit e verbër të komunës së Gjakovës, kanë mbetur jashtë bankave shkollore. Si jemi njoftuar nga Luan Zeka, baba i një fëmije të verbër, bëhet fjalë për 7 nxënës të cilët nuk kanë pranuar të shkojnë në shkollën speciale në Pejë.

Sipas Zekës, i cili për 8-vjet ka qenë kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Gjakovës, fëmijët dhe familjarët e tyre, dëshirojnë që të inkuadrohen në shkolla të rregullta, meqë ashtu ndihen të diskriminuar, ndërkohë që, sipas tij, në shkollat e rregullta ekziston mundësia që fëmijët me probleme në të pamë të vijojnë me sukses mësimet si në shkolla fillore e po ashtu edhe në të mesme.

Në anën tjetër, kryetari aktual i Shoqatës së të Verbërve, Shaip Krasniqi, për Radio Gjakovën ka thënë se Shoqata mbron qëndrimin që këta fëmijë duhet t’i vijojnë mësimet në shkollën speciale, meqë sipas tij, në shumicën e rasteve këta nxënës, pos verbërisë kanë edhe probleme tjera dhe është problem për inkuadrimin në shkolla të rregullta./radiogjakova/