.
Published On: Sat, Jul 29th, 2017

Shtëpi për 6 familje që jetojnë në barakat e “Erenikut”

Share This
Tags

Ka filluar pastrimi i terrenit për realizimin e projektit përmes të cilit do t’ju sigurohet kulm mbi kokë disa familjeve që jetojnë në kushte shumë të vështira.

Si ka bërë të ditur, Armend Vokshi, nënkryetar i komunës së Gjakovës, aktualisht komuna është duke e bërë pastrimin e terrenit ku do të ngritën 6 shtëpi të reja që do ndërtohen nga fondacioni holandez “New Day Impact”.

Sipas Vokshit, këto shtëpi ju dedikohen familjeve të cilat jetojnë në barakat e “Erenikut”, të cilat pas shumë vështirësive, më në fund këtë vit dimrin do ta presin në ambient të sigurtë dhe të ngrohtë.

Shtëpitë në fjalë do të ndërtohen në ngastrën kadastrale “Jahoc” e cila gjendet në Dardani apo ish-Piskotë, lokacion ky i cili është siguruar nga Komua e Gjakovës.

Inaugurimi solemn i fillimit të punimeve do të bëhet gjatë gjysmës së parë të muajit gusht./radiogjakova/