.
Published On: Thu, Jul 13th, 2017

Shuhet atdhetari Murteza Nura

Share This
Tags

Të mërkurën në mbrëmje, në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë shkrimtari e poeti Murteza Nura, i njohur si Xajë Nura.

Ai u lind më 27 nëntor 1935 në Pejë, por pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Gjakovë. Vitet e fundit i kaloi në Kllokot.

Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai ishte edhe piktor. Gjatë jetës së tij ka botuar gjithsej 22 vepra.

Ceremonia lamtumirëse do të bëhet diten e premte në Gjakovë. Nën patronatin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në ora 14:00 mbahet mbledhja komemorative në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ndërsa më pas, rreth orës 15:00 do të bëhen homazhe në foajen e pallatit.

Varrimi i shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Murteza Xajë Nura bëhet të premten në ora 16:00 në varrezat e qytetit.

Për ta kujtuar e nderuar figurën e ndritshme të baces Xajë, sic e kanë quajtur me respekt miqtë e tij, Radio Gjakova, nga arkivi i saj, transmetoi një pjesë të intervisitës të realizuar vite më parë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës./radiogjakova/