Shumë vonë për të kërkuar falje
Në Gjakovë, është duke vazhduar nënshkrimi i peticionit për kallzim penal ndaj ministrit për komunitete dhe kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.
Në anën tjetër, pas kërkim faljes për këtë veprim, ka reflektuar Këshilli i Shoqërisë Civile, përkatësisht grupi punues, i cili është edhe organizator i këtij peticioni. Në reagimin e tyre pas këtij veprimi shumë të vonuar të ministrit Jabllanoviq, ndër të tjera thuhet: “Pas 12 ditësh Jabllanoviqit i bie ndër mend se duhet t’u kërkoj falje qytetarëve të Komunës së Gjakovës. Shoqëria civile tash e tri ditë vazhdon të mbledhë nënshkrimet, duke dëshmuar se kjo popullatë vazhdon te ndjehet e fyer/
“Ne do të vazhdojmë derisa ta nxjerrim Jabllanoviqin para drejtësisë, sepse kërkim falja dhe as dorëheqja nuk do te mund t’i mbuloj plagët e gjithë atyre, që me fjalën e tij ‘egërsira’ i ka lënduar. Prandaj ne nuk do te ndalojmë, por do vazhdojmë me kërkesat tona për ta sjellë Jabllanoviqin para përgjegjësisë”, thuhet në reagim./radiogjakova/