.
Published On: Tue, Dec 23rd, 2014

Siguria, Policia gati për festat e fundvitit

Share This
Tags

policia-stemaNdodhemi në prag të festës së Krishtlindjeve ndërkohë që pak ditë na ndajnë edhe nga festa më e gëzuar e vitit, ajo e ndërrimit të moteve. Në këtë drejtim në Stacionin e Policisë në Gjakovë, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që gjatë ditëve të këtyre festave, qytetarëve t`ju ofrohet një ambient i gëzuar por edhe i qetë dhe dinjitoz.

Si jemi informuar nga toger Selman Tanushi, zëvendëskomandant, për monitorimin e gjendjes gjatë  këtyre ditëve të fund-vitit si dhe marrjes së masave të nevojshme për të gjitha ata të cilët veprojnë kundër ligjit dhe rregullave të parashtruara, është hartuar plani operativ për zbatimin e të cilit do të jenë të angazhuar një numër i konsideruar i punonjësve të policisë.

Sipas Tanushit, edhe kur është fjala tek përdorimi i mjeteve plasëse, gjë e cila është karakteristik e festës së Vitit të Ri, do të veprohet konform ligjit. Ndryshe, në të kaluarën në komunën e Gjakovës kanë qenë mjaftë prezente edhe fatekeqësit e ndryshme në trafik për çka pritet të merren masa parandaluese./radiogjakova/