Sigurohen pagat për mësimdhënësit asistentë
Gjakovë- Komuna e Gjakovës ka përmbushur obligimin buxhetor ndaj Caritas-it të Kosovës në participim për pagesën ndaj 61 mësimdhënësve asistentë, sipas marrëveshjes që ka pasur kjo shoqatë me Komunën, gjegjësisht qeverinë e kaluar komunale.
Për shkak të mospërmbushjes së mëhershme të obligimeve ndaj Caritasit nga ana e Komunës, ky numër i mësimdhënësve asistentë të cilët kanë qenë në punë provuese, për tre muaj nuk kanë marr paga.
Duke dëshiruar që kjo situatë dhe mospërmbushje e kontratës të tejkalohet, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka marr përsipër që të kryejë obligimet komunale dhe kësisoj të riparohet defekti i qeverisjes së shkuar dhe në xhirollogarinë e Caritas-it kanë derdhur mjetet e duhura në shumë prej 14 mijë e 500 euro.
Me këtë ndarje buxhetore, pritet që brenda ditës së sotme këta punonjës arsimor të kontraktuar të marrin pagat e tyre të mbetura./radiogjakova/










