Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës kërkojnë respektimin e Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, vazhdon me kërkesat e saja karrshi institucioneve qendrore dhe lokale, kur është fjala tek respektimi i Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive të nënshkruar në mes të Qeverisë dhe Sindikatës së arsimit në nivel qendror dhe local.
Në këte kuadër dega e SBASHK-ut në Gjakovë, ju ka drejtuar kryetarës së komunës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe Drejtorisë komunale të Arsimit për implementimin e kontratës kolektive me theks të posaqëm të pagesave të tri pagave atyre të cilët dalin në pension si dhe pagesën e udhëtimit për arsimtarë që udhëtojnë mbi 4 kilometra deri në vendin e punës.
“Kërkojmë implementimin e kërkesave në afatin ligjor si argument për mbarëvajtjën e procesit edukativo-arsimor, në të kundërtën masat sindikale janë të parapara dhe si të tilla janë të imponuara për ti zbatuar”, thuhët ndër të tjera në kërkesën e degës së SBASHK-ut në Gjakovë, dërguar kreut komunal, përkatësisht drejtorisë së arsimit.