.
Published On: Mon, Sep 8th, 2014

Sinjale pozitive për ndërmarrjet e Gjakovës

Share This
Tags

Metaliku-480Bordi ekzistues i Agjensionit Kosovar të Privatizimit tashmë e ka dhënë sinjalin e parë pozitiv për kërkesën e komunës së Gjakovës, për dhënien në shfrytëzim të hapësirave dhe objekteve të dy ndërmarrjeve gjakovare, “Metalikut” dhe “Virgjinisë”.

Siç ka njoftuar kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, bordi i ka dhënë dritën e gjelbër menaxhmentit që të fillojë procedurat për përgatitjen e marrëveshjeve me komunën. Sipas saj, sapo të përgatiten këto marrëveshje dhe sapo të kompletohet bordi i AKP-së, mund të ndodhë që të realizohet në tërësi kërkesa e komunës për shfrytëzimin e aseteve të këtyre dy ndërmarrjeve.

Kusari – Lila ka bërë të ditur se një vendim i tillë është mirëpritur në komunën e Gjakovës, për faktin se do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik lokal, duke filluar nga finalizimi i parkut të biznesit e deri tek funksionalizimi i zonës së lirë ekonomike.

Ndryshe, Kusari – Lila ka bërë të ditur se ka mjaft investitorë të interesuar për investime, dhe ky vendim i bordit të AKP-së mund ta përshpejtojë ardhjen e tyre në komunën e Gjakovës./radiogjakova/