.
Published On: Fri, Aug 18th, 2017

S’ka kontenierë, banorët i hedhin mbeturinat në hyrje

Share This
Tags

Banorët e një ndërtese shumëkatëshe në rrugën “Beqir Kastrati”, e njohur ndryshe si “banesa e Pandorës”, përballë stadiumit të qytetit ankohen se nuk kanë kontenierë ku t’i hedhin mbeturinat.

Ata thonë se janë të detyruar t’i hedhin mbeturinat në hyrje të ndërtesës. Kjo sipas tyre bën që aty përpos erës së keqe, të grumbullohen qenë endacakë dhe t’ju rrezikohet shëndeti i tyre.

Banorët shprehen se kontenierët që më parë kanë qenë të vendosur në afërsi të kësaj ndërtese janë hequr nga kompania “Çabrati”.

Radio Gjakova ka kontaktuar me kompaninë “Çabrati”, por drejtoresha Nora Gola ka thënë se lokacionin për vendosjen e kontenierëve e përcakton Drejtoria e Urbanizmit.

Sipas saj, kompania bën grumbullimin e mbeturinave çdo ditë në ndërtesat e banimit kolektiv, prandaj kërkon që banorët të mos i hedhin mbeturinat në çdo kohë, por një orë para orarit të planifikuar nga “Çabrati” për grumbullim mbeturinash./radiogjakova/