.
Published On: Tue, Sep 9th, 2014

“S’ka mo nër Pejë”

Share This
Tags

gjakova-Ju njoftojmë se kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka pranuar njoftimin zyrtar se nga data 01 janar 2015, Stacioni Policor i Gjakovës transformohet në Drejtori Rajonale të Policisë së Kosovës.

“Lajmin për këtë ngjarje të rëndësishme për komunën tonë ma paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi javë më parë, ndërsa sot fillimin e grupit punues e konfirmoi edhe komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, z. Kristë Gjokaj”, ka thënë kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila.

Udhëheqës i grupit punues për të udhëhequr këtë proces është caktuar z. Ahmet Hasi. Kusari Lila shpreh edhe falënderimet për të gjithë ata që punuan në për këtë proces, që nga Qeveria e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

“Urime, pas 25 viteve, Gjakova me të gjitha kompetencat shkëputet nga Peja. Falënderim i veçantë për strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale në Pejë, por tani Gjakova e ka radhën të mbajë përgjegjësinë e plotë për rendin dhe sigurinë në komunën tonë. Suksese popull i Komunës së Gjakovës, tabelat RKS 07”, theksohet në urimin e kryetares Mimoza Kusari Lila dedikuar qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qytetarëve të Gjakovës nëpër rrjete sociale, duke shkruar se “s’ka mo nër Pejë”, “puq, puq Peja” etj./radiogjakova/