.
Published On: Thu, Apr 26th, 2018

S’ka reklamë pa pagesë, Komuna largon panotë reklamuese pa leje

Share This
Tags

Inspektorati komunal i Gjakovës në kuadër te autorizimeve të veta, këto ditë po kryejnë inspektime me qëllim lirimin e hapësirave publike, respektivisht heqjen e panove dhe reklamave tjera pasi që të njëjtat janë vendosur pa pëlqim nga organi kompetent i komunës së Gjakovës.

Ky aksion ka nisur në rrugën “Pashko Vasa”- Dardani, për të vazhduar ditët e ardhshme edhe në pjesë tjera të qytetit të Gjakovës.

Inspektorët komunalë të asistuar nga Inspektorët e Tregut dhe Policia e Kosovës edhe në ditët në vazhdim do të vijojnë me inspektime të tilla me qëllim të përmirësimit të pamjes sa me te bukur të qytetit, mbrojtjes dhe shfrytëzimit sa me racional të sipërfaqeve publike.

Komuna e Gjakovës kërkon që të kompensohet për hapësirat që shfrytëzohen pë reklamime. Mesatarisht, për një vit, për reklama një biznes mund të paguajë deri në 100 euro./radiogjakova/