.
Published On: Sat, Aug 29th, 2015

Sonte fillon edicioni i katër i Festivalit të komedisë, Komeida Fest 2015

Share This
Tags

komedia-festSonte do të fillon edicioni i katër i Festivalit të komedisë, Komeida Fest 2015, i cili përpos shfaqjeve teatrale do të sjellë për publikun edhe një mori aktivitetesh tjera.

Nëntë shfaqjet që janë pjesë e edicionit të sivjemë të festivalit tubojnë në Gjakovë trupa artistike nga Presheva, Kumanova, Prizreni, Tirana, Peja dhe Prishtina.

Në kuadër të “Komedia Festit” para publikut do të prezantohen shfaqjet “Emigrantët”, “Ata hynë pa trokitur”, “Çehovi ia thotë lamtumirën Tolstoit”, “Dashnori i nënës sime” etj.

Kjo e fundit – prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës me Leze Qenën e Adem Mikullovcin aktorë kryesorë – do të hap festivalin mbrëmjen e sontme.

Pas shfaqjes aktiviteti sonte vazhdon me muzikë në Pazarin e Vjetër. E përpos kësaj, festivali rikthen për të dytën herë në Kosovë artistin e njohur të pantomimës, Adam Darius, i cili ka performuar në 85 shtete përgjatë gjashtë kontinenteve.

Aktivitetet e festivalit të komedisë zgjerohen edhe me dimensionin e karikaturës me hapjen e ekspozitës retrospektive ‘Therë Murrizi’ që është edhe risi e këtij edicioni.