.
Published On: Wed, May 6th, 2015

16-vjetori i vrasjes, Mustafa: Fehmi Agani, frymëzim për ne

Share This
Tags

mustafa-homazhe-fehmi-aganiTë mërkurën u shënua 16-vjetori i vrasjes së Fehmi Aganit, njërit prej figurave më emblematike të Kosovës. Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit 16 vjet më parë, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren, por në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u detyrua të hynte në një makinë private nga policët. Trupi i pajetë i Aganit u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Për nder të profesor Aganit tashmë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, ndërsa me emrin e tij është emëruar edhe Unviersiteti Publik në Gjakovë. Që nga vitet 60-ta kur ishte paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shoqëruar nga bashkëpuntorët ka bërë homazhe në varrin e Fehmi Aganit, duke thënë se ai ishtë njëri ndër më meritoret për atë që e quajmë liri, pavarësi, demokraci. “I përjetshëm është kujtimi për të, kurse vepra e tij ishte dhe mbetet frymezim i pashterrshëm për secilin prej nesh”, ka thënë Mustafa./radiogjakova/