.
Published On: Fri, Aug 22nd, 2014

“Spartiti per Scutari” përformojnë në Gjakovë

Share This
Tags

spartiti-per-scutari1Me moton “Muzika, një urë në mes popujve”, orkestra “Spartiti per Scutari” e formuar në Itali ka rrugëtuar me një tur koncertesh në tri qytete të Ballkanit. Pas Prizrenit në radhë ishte Gjakova dhe ndalesa përmbyllëse ishte në Shkodër.

Të mbështetur nga Ambasada Italiane në Tiranë, grupi italian solli në ambientet e Çarshisë së Vjetër të Gjakovës këngët më të bukura tradicionale shqiptare. Interpretimet e bukura të artistëve italian kanë lënë mbresa të mëdha tek adhuruesit e muzikës në Gjakovë, të cilët në ambientet e hapura të Çarshisë së Vjetër e kanë kaluar një mbrëmje të këndshme verore.

Grupi ka për drejtues artistik, shkodranin Bardh Jakova, i cili prej vitesh punon me ta, duke përformuar në skena të ndryshme të Italisë dhe jashtë saj, si dhe ne rrugë apo sheshe të hapura.

E lindur spontanisht nga tre artistë të njohur, me dëshirën për të bërë diçka të bukur,  ky projekt është hapi i parë i të tjera urave lidhëse mes Shqipërisë, Kosovës  dhe Italisë për të gjallëruar edhe më shumë jetën artistike./radiogjakova/