.
Published On: Fri, Dec 29th, 2017

Spitali i Gjakovës vuan mungesën e mjekëve

Share This
Tags

Spitali Rajonal në Gjakovë gjatë vitit 2017 ka pasur shumë punë, por edhe sfida e vështirësi, të cilat më shumë kanë qenë të theksuara tek pajisjet e vjetruara, si dhe te mungesa e stafit të lartë superior.

Për personel, spitali i Gjakovës ka nevoja edhe më të mëdha, duke marrë parasysh numrin e shërbimeve që ofrohen në këtë qendër sekondare shëndetësore.

“Aktualisht kemi 88 mjekë, por prap nuk mjafton, nëse shikoni spitalët që ofrojnë të njëjtat shërbime kanë më shumë mjekë, ai i Pejës ka 116, ndërsa i Gjilanit 100 mjekë”, u shpreh Asllani.

Megjithatë, sipas drejtorit të spitalit, Ahmet Asllani në këtë qendër rajonale është bërë një punë e madhe, dhe kjo falë stafit aktual që kanë dhënë maksimumin.

Sipas tij, me gjithë këto pengesa në 22 repartet e Spitalit, gjatë vitit 2017 kanë arritur që të ofrojnë shërbime për rreth 150 mijë banorë ose 430 shërbime brenda ditës për popullaten e komunave të Gjakovës, Rahovecit, Malishevës, si dhe të Shqipërisë veriore dhe verilindore.

Po ashtu sipas Asllanit shërbime kanë kërkuar edhe banorë nga komuna të tjera për rreth të Gjakovës, si Deçani, Juniku e Klina.

a i përket operacioneve, në sallat e këtij spitali janë kryer rreth 2300 të tilla gjatë këtij viti./radiogjakova/