.
Published On: Thu, Oct 22nd, 2015

Spitali “Isa Grezda” dhe Zjarrfikesit përfitues të ndimave nga Klubi i Rotarianëve “Gjakova”

Share This
Tags

rotari-Klubi i Rotarianëve “Gjakova” ka shpërndarë ndihmat përkatësisht donacionet e radhës të arritur nga rotarianët në Britaninë e Madhe.

Nga ky kontingjent i ndihmave bazuar nga përbërja e tyre, tre shtretër lëvizës dhe katër statik iu dedikuan Spitalit Regjional “Isa Grezda”, 13 karroca për persona me aftësi të kufizuara dhe një shtrat “Hendikos-it”, një pako me 52 kaska mbrojtëse Brigadës së Zjarrfikësve, një paletë me 28 pako me veshmbathje iu dedikuan organizatës së Kryqit të Kuq dhe “Shtëpisë së sigurt” si dhe një paletë me rreth një mijë kilogram me fletore pune për para-shkollor iu dedikuan Qendrës për edukimin parashkollor “Ganimete Terbeshi” si dhe një makinë qepëse dhe një pako klubit “Soroptimist International Gjakova”.

Kësaj radhe donacionet e Rotarianeve nga Anglia kanë arritur në një konvoj të dedikuara për shtat komunat e Republikës së Kosovës. Për sasinë e ndihmave dedikuar për qytetin tonë, kryetari i Klubit Rotarian “Gjakova”, Skender Gola, tha se rotarianët edhe në këtë rast pasi kanë analizuar përmbajtjen e këtyre ndihmave kanë vendosur që të ndahen në shtatë institucione apo organizata duke bërë përpjekje maksimale, me të vetmin qëllim, që të shkojnë në adresat e duhura që të jenë në shërbim të komunitetit.

Ai ka shtuar se në bashkëpunim me klubet tjera nga Kosova por edhe klubet tjera si motra nëpër botë, rotarianët gjakovarë do të vazhdojnë aktivitetin e tyre humanitar të ndihmojnë komunitetin e Komunës së Gjakovës për një jetë më të mirë.