Stacioni i autobusëve në Gjakovë, në përpjekje te përmirësimit të infrastrukturës
Ndermarrja Publike “Stacioni i autobusëve”, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, në kuadër të strategjisë së zhvillimit është duke shikuar mundësinë e riorganizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së Ndërmarrjes për të ofruar shërbime cilësore dhe ambient të ngrohtë për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe vizitorët të cilët vizitojnë Gjakovën. Si rrjedhojë e kësaj, duke konsideruar sfidat financiare që momentalisht ballafaqohet Ndërmarja, ka ftuar ekspert nga zyret projektuese, studentët e fakultetit të Arkitekturës që vullnetarisht të përgatisin koncept fillestar dizajni, i cili do të ndihmojë Ndërmarrjen të kërkoj mbështetje financiare nga Institucionet Qendrore dhe Organizatat e huaja – Donatorët, për të implementuar projektin e Renovimit dhe Zhvillimit të Objektit të Ndërmarrjes Komunale “Stacioni i Autobusëve”










