Subvencione-grante për ndërmarrjet mikro të vogla, të mesme e të tjera
Po ofrohet përmbyllja e afatit për konkurrim nga ana e ndërmarrjeve të ndryshme të komunës së Gjakovës, për fonde të Asociacionit të Agjensive të Zhvillimit Rajonal – Arda. Bëhet fjalë për ndarjen e subvencioneve përkatësisht granteve për ndërmarrje mikro të vogla, të mesme e të tjera, në rajonin e perëndimit, të parapara nga Bashkimi Evropian përkatësisht nga ana e Zyrës së Unionit Evropian në Kosovë. Lartësia e granteve varet nga vitet e punës së ndërmarrjes e cila aplikon për mbështetje financiare dhe ajo sillet nga 2 mijë deri në 20 mijë euro. Të gjithë ata të cilët dëshirojnë që këto dy ditë të fundit ti shfrytëzojnë për të aplikuar për fondet në fjalë, informacione të hollësishme mundë të marrin në Drejtorinë për zhvillim Ekonomik në Gjakovë, ndërkohë që aplikimi bëhet drejtpërsëdrejti në zyrat e ARDA-së në Pejë.