.
Published On: Fri, Jun 26th, 2015

Sulmohet fizikisht drejtori i shkollës Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”

Share This
Tags

shkolla-gjimnazi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin arsimor në Gjakovë. Një personnga Gjakova e ka sulmuar fizikisht dhe e ka goditur drejtorin e Shkollës sëMesme Ekonomike, Sinan Hajdarin.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës,ndërsa gjatë sulmit personi në fjalë e ka kërcënuar drejtorin Hajdari dhe me armë zjarri. Mësohet se ky veprim ka ndodhur pasi i biri i sulmuesit nuk i ka plotësuar kriteret për tu regjistruar në këtë shkollë, gjë për të cilën i ati i tij ka insisituar deri në maksimum.

Drejtori nuk ka pranaur që ky nxënës të regjistrohet në menyrë të jashtëligjëshme dhe për këtë edhe është sulmuar.

Personi në fjalë është arresëtuar nga policia dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, derisa me rastin e tij është duke u marrë Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Kjo ngjarje ka shqetësuar jashtë mase zyrtarët komunal të arsimit, të cilët e kanë dënuar si të tillë dhe kanë kërkuar që fajtori ta marrë ndëshkimin e merituar.

Drejtoresha arsimit Diana Çarkagjija ka thënë se ky është një sulm jo vetëm mbi drejtorin, por mbi shkollën dhe mbi institucionet, konkretisht drejtorinë e arsimit dhe komunën.