.
Published On: Tue, Sep 9th, 2014

Tafarshiku: Keqpërdorimet kanë ikur bashkë me AAK-në

Share This
Tags

tafarshiku-mimozaPas pretendimeve të degës së AAK-së, lidhur me parregullsitë në fushën e arsimit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga komuna e Gjakovës. Shefi i kabinetit të kryetares Mimoza Kusari–Lila, Ali Tafarshiku, ka thënë përmes një komunikate, se dega e AAK-së në Gjakovë po akuzon për veprime që janë instaluar e janë bërë nga vet qeverisja e këtij subjekti politik.

Ai ka mohuar se në konkurset e drejtorisë së Arsimit të ketë parregullsi. “Për ata që hapën gojën dhe paftyrësisht kinse i dalin në mbrojtje intelegjences gjakovare, më duhet të rikujtoj që ish-sistemi i 7 viteve të shkuara, instaloj në Komunën e Gjakovës, degradimin e arsimit me intervenime, mito, nepotizëm dhe emërime politike.

“Aq i madh ishte ndikimi sa që edhe në ditët e fundit, disa nga kandidatët në konkurset e arsimit, kanë bredhur duke i treguar librezat partiake, duke treguar votën e drejtuar në zgjedhjet lokale, duke gjetur familjarë dhe të afërm për intervenime, e duke shkuar deri te më e keqja, tentimin për ofrimin e mitos.

“Këto sjellje deri diku edhe mund të kuptohen, ngase ashtu na mësuan ata që ikën 9 muaj më parë, dhe njerëzit e kanë vështirë të besojnë se nuk ekziston më zakoni i viteve të ish qeverisjes”, thuhet mes tjerash në reagimin e Tafarshikut./radiogjakova/