.
Published On: Mon, Sep 11th, 2017

Takimi me strukturat, VV vijon përgatitjet për zgjedhje

Share This
Tags

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë po vijon me përgatitje për zgjedhjet lokale. Kandidati për kryetar të komunës nga ky subjekt, Driton Çaushi është takuar me kandidatët për Asamble dhe anëtarë të tjerë.

Në këtë takim mori pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Dardan Molliqaj që ka kërkuar angazhim maksimal nga e gjithë qendra e Gjakovës në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit të përsëritet edhe në zgjedhjet lokale dhe Driton Çaushi e Vetëvendosje të udhëheq me komunën e Gjakovës.

Nga ana tjetër, Çaushi ka thënë se janë në fazën e fundit të përgatitjeve dhe se në këto zgjedhje do të hyjnë shumë më të përgatitur se herëve të kaluara./radiogjakova/