.
Published On: Wed, Jul 19th, 2017

Të enjten mbahet koncerti i Orkestrës Simfonike të ESMA-s

Share This
Tags

Paralelisht me aktivitetet e tjera që po mbahen në kuadër të Akademisë Verore të Muzikës Europiane, profesorët dhe studentët pjesë e ESMA 2017 po bëjnë përgatitjet e fundit për koncertin përmbyllës në Gjakovë.

Për herë të parë në historinë e kësaj akademie do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Orkestrës dhe është ngritur Orkestra e re Simfonike e ESMA-s me studentët dhe profesorët e kësaj akademie.

Orkestra do të jetë e plotë me të gjithë instrumentet dhe do të luhen pjesë të kompozitorëve më të mëdhenj si Volfgang Amadeus Mozart, Launy Grøndahl dhe Dmitri Shostakovich. Orkestra do të drejtohet nga dirigjent Desar Sulejmani, me pjesëmarrjen edhe të Joren Elsen me trombon.

Koncerti do të mbahet të enjten me fillim prej orës 19:00 në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” dhe do të pembyll aktivitetet e ESMA-s në Gjakovë.

Ndërkohë që i njëjti koncert do të shfaqet edhe të premten në Prishtinë dhe të dielën në Tetovë/radiogjakova/