Të Hënen komuna publikon emrat e qytetarëve që u janë falur borgjet
Në fillim të javës së ardhëshme komuna e Gjakovës në Veb Faqën e komunës do të botoi listen e emrave të qytetarëve të komunës sonë të cilët do të mundë të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë për faljën e borgjeve.
Një gjë të till e ka bërë të ditur për Radio Gjakovën, drejtori i Drejtorisë komunale të Administratës së Përgjitshme, Armend Vokshi. Sipas tij përpilimi i këtyre listave është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë përkatëse, sipas të cilit vendim do të falen borxhet e qytetarëve deri në vitin 2008 ndaj kompanive publike, që përfshijnë furnizimin me energji, furnizimin me ujë, me ngrohje, pagesat për mbeturina, obligimet e bizneseve dhe qytetarëve ndaj Administratës Tatimore dhe Doganave dhe pagesat e tatimit në prone. Falja e këtyre borxheve ka për kushtëzim, shlyrjën paraprake të borxheve të periudhës kohore 2009-2014.