Të martën mbledhja e parë punuese e Asamblesë
Gjakovë- Mbledhja e parë punuese e Asamblesë komunale të Gjakovës në përbërjen e re do të mbahet të martën me 21 janar, ka njoftuar Zyra për Informim e Kuvendit Komunal.
Me këtë rast do të bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, dhe do të themelohen Komitetet për Politikë dhe Financa dhe ai për Komunitete.
Në takimin e parë do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarëve të grupeve të subjekteve politike pjesëmarrëse në Kuvendin e Komunës së Gjakovës si dhe të komisioneve tjera./radiogjakova/