.
Published On: Mon, Jul 31st, 2017

Të martën nisin “Ditët e diasporës”

Share This
Tags

Prej të martës për katër ditë me radhë, në Gjakovë do të mbahet manifestimi për nder të bashkatdhetarëve me titull “ Ditët e diasporës”, organizuar nga Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Shoqatën “Flatra” nga Gjermania. 

Kështu, të martën duke filluar nga ora 19:00 në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”do të mbahet një koncert nga nxënësit e kësaj qendre shkollore, ndërkohë që një orë më vonë përkatësisht prej orës 20:00, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” do të bëhet hapja zyrtare e këtij manifestimi, pas të cilës gjë, prej orës 21:00 do të shfaqet filmi “Babai”.

Një festë do të mbahet prej orës 22:00 në Çarshinë e Madhe, përkatësisht në hapësirën “Lama e Drithit”, e cila do të jetë e shoqëruar me ushqim, pije dhe muzikë.

Përpos kësaj prej datës 1 deri me 4 gusht, do të mbahet Seminari i Gjuhës Shqipe për mësuesit e diasporës, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit në Gjakovë. /radiogjakova/