.
Published On: Mon, Apr 21st, 2014

Të rinj nga gjithë bota në shkollën verore në Gjakovë

Share This
Tags

shkolla-verorePrishtinë- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Kolegjin e Dortmuthit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njërin ndër kolegjet më prestigjioze në botë në fushën e ndërmarrësisë, këtë vit, në periudhën e pushimeve ndërmjet viteve akademike, në Gjakovë do të organizojnë shkollën verore.

Valdrin Lluka, kryeshef ekzekutiv në Agjensionin për Promovimin e Investimeve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për Radio Gjakovën ka thënë se bëhet fjalë për një projekt i cili do të bashkojë studentët e dalluar me ide inovative nga Evropa, Amerika dhe Afganistani.

Pjesë e organizimit të shkollës verore në Gjakovë do të jenë edhe tre të rinj nga Gjakova të cilët kanë marrë pjesë në të njëjtin program të zhvilluar në Dortmuth të Amerikës, Jeta Sahataqia, Lekë Zherka dhe Drenusha Myha.

Ndryshe para përfundimit të shkollës verore në Gjakovë, të gjithë studentët pjesëmarrës do t’i prezantojnë projektet e tyre para audiencës, përkatësisht një jurie të përbërë nga ndërmarrës të suksesshëm jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Amerika dhe Evropa./radiogjakova/