Të rinjtë e AKR-së lobojnë për Kosovën (VIDEO)
Gjakovë- Me rastin e gjashtë vjeotirt të pavarësisë së Kosovës, të rinjtë e AKR-së kanë reailzuar një video-mesazh përmes së cilës kërkohet nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt.
Kryetari i Forumit Rinor të AKR-së, Besfort Smolica ka treguar më shumë për këtë aktivitet të tyrin. “Ne përmes kësaj video kemi kërkuar në mënyrë simbolike njohjen e Kosovës. Vajza aty dërgon një aeroplan nga letra, ku shkruhet në gjuhën angleze “ju lutem na pranoni” dhe ‘Kosova'”,u shpreh Smolica.
Forumi Rinor i AKR-së e ka shndërruar në traditë që cdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës të marri një aktivitet. Vitin e kaluar ata shprehën mirënjohjen për shtetet që na kanë njohur përmes një falenderimi në qendër të qytetit. /radiogjakova/