.
Published On: Thu, Jan 15th, 2015

Të shtunën protestë gjithëpopullore kundër Jabllanoviqit

Share This
Tags

protesta-gjakovaLëvizja Vetëvendosje dhe “Thirrjet e Nënave” të shtunën në ora 14:00 në parkun e qytetit në Gjakovë organizojnë protestë gjithëpopullore.

Në këtë protestë e cila është kundër ministrit së Qeverisë së Kosovës Jabllanoviq, janë ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyrë që, sic thuhet, t’i japin fund ministrave me qasje shovene të cilët e quajnë Kosovën pjesë të Serbisë.

“Tashmë një javë pas deklaratave të Ministrit Jabllanaviq i cili ofendoi protestueseit në Gjakovë, ende nuk kemi një reagim nga qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Isa Mustafa për ta dënuar këtë ministër. Ministri Jabllanoviq nuk po ngurron që të tregojë që është i dërguar i Beogradit në Kosovë, kurse Isa Mustafa ka zgjedhur heshtjen.

“Sikur të shtunën e kaluar, edhe këtë të shtunë, duhet të protestojmë të gjithë dhe të bëjmë thirrje për shkarkimin e këtij ministri fashist. Kryeministri Isa Mustafa duhet ta ketë të qartë se para tij janë dy rrugë: rruga e drejtë e popullit dhe rruga e nënshtrimit ndaj Serbisë”, thuhet në njoftimin e protestës./radiogjakova/