‘Të voglit’ Jabllanoviq i tregohen fotografitë e masakrave në Kosovë
Një grup studentësh po protestojnë para ministrisë për Komunitet dhe Kthim, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa shkarkimin e ministrit Aleksander Jabllanoviq.
Ata, në oborrin e kësaj ministrie, kanë vendosur fotografi të të vrarëve dhe masakruarve gjatë luftës në Kosovë.
Gjithashtu kanë vendosur edhe mbishkrime se “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi , Kosova është Republikë”.
Ata kanë vendosur edhe një fotografi të montuar me fytyrën e Jabllanoviqit, ku shkruhet “Jabllanoviq ‘i vogël’, këto janë masakrat që kreu shteti serb, mos i harro”.
Protesta përfundoi e qetë,/kp/